Putin, lojëra lufte me bërthamoret, bombardon zonën pranë centralit të dytë më të madh

Ndersa e gjithe vemendja e Perendimit eshte perqendruar ne cetralin e Zaporizhyas, ruset bombardojne nje zone afer nje tjeter centrali, i dyti per nga kapaciteti ne Ukraine. Autoritetet vendase raportojne shkaterrime dhe dhjetera te plagosur por pa deme ne central.

Ruset bombardojne një zonë të banuar pranë nje centrali bërthamor ne Ukraine.  Sulmet nisen të dielën, në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, përfshirë katër fëmijë. Një ndërtesë pesëkatëshe dhe shtëpi perdhese u shkaterruan, sipas guvernatorit te rajonit Vitaliy Kim.

Qyteti i bombarduar ndodhet rreth 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk, i dyti më i madh në Ukrainë.

Nuk ka raportime për dëmtime të centralit bërthamor. Kompania shtetërore Energoatom, e cila menaxhon të katër gjeneratorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si "një akt tjetër të terrorizmit bërthamor rus".

“Është e mundur që kjo raketë të jetë drejtuar posaçërisht në centralin bërthamor të Pivdennoukrainsk, të cilin ushtria ruse u përpoq ta rimarrë në fillim të marsit”, bëri të ditur Energoatom në një deklaratë.

Zyrtarët rusë nuk iu përgjigjën menjëherë akuzave. Ukraina u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të detyrojnë forcat ruse të largohen nga një tjetër central bërthamor, atë të Zaporizhyas, i cili është nën kontrollin rus pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për rrezikun e katastrofës në impiantin e Zaporizhyas mes raportimeve për luftime në afërsi të centralit gjatë ditëve të fundit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e impiantit.