Po thahen lumenjtë, thatësira e madhe po shkakton alarm në mbarë botën
Ndryshimet klimaterike të shkaktuara në shumicën e rasteve na njeriu, janë duke sjellë një alarm në mbarë globin. Dhjetëra lumenjtë të rëndësishëm, që furnizojnë miliona njerës me ujë janë duke u tharë. Pamjet satelitore të publikuara së fundmi, tregojnë situatën emergjente me të cilën po përballet globi.
Mungesa e shiut dhe valët e pamëshirshme të të nxehtit po thajnë lumenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës, Azizë dhe Lindjes së Mesme.
Shumë prej tyre po zvogëlohen në gjatësi dhe gjerësi. Pjesët e shtratit të lumit që dalin mbi ujë tanimë janë një pamje e zakonshme. Ndërsa disa lumenj janë aq të tharë, saqë janë bërë praktikisht të pakalueshëm.
Kriza klimatike e shkaktuar kryesisht mga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, i cili nuk po ndikon vetëm në lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata.
Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për të ujitur ushqimin, për energji apo për të transportuar mallra.
Në disa pamje të marra nga satelitët, gazetarët e gjigandit CNN kanë krahasuar lumenjtë në botë në një vit, ndërsa dallimi është qartaz I dukshëm.
Në Shtetet e Bashkuara, Lumi Kolorado po thahet pasi një thatësirë historike në Perëndimin e SHBA-së tregon pak shenja të zbutjes. Qeveria atje ka zbatuar ndërprerjet e detyrueshme të ujit dhe u ka kërkuar shteteve të hartojnë plane veprimi shtesë.
Edhe Lumi Yangtze në Azi po thahet në brigjet e tij dhe shtrati i tij po shfaqet në disa zona. Por janë degët e Yangtze-së që tashmë janë tharë në masë të madhe.
Kina ka shpallur një alarm mbarëkombëtar për thatësirën për herë të parë në nëntë vjet, dhe vala e të nxehtit atje është më e gjata në gjashtë dekada.
Lumi Rhine fillon në Alpet zvicerane, rrjedh përmes Gjermanisë dhe Holandës dhe më pas derdhet deri në Detin e Veriut. Është një kanal vendimtar për transportin evropian, por tani për tani është një makth për të lundruar.
Ndërkohë më afër Shqipërisë, Lumi Po përshkon majën e Italisë dhe derdhet në lindje në detin Adriatik. Lumi mbushet me ujë nga bora e dimrit në Alpe dhe reshjet e dendura në pranverë.
Por tani, lumi Po duket shumë ndryshe duke e zhytur rajonin në thatësirën më të keqe që ka përjetuar për shtatë dekada.
Një problem i madh është se miliona njerëz mbështeten në lumin Po për jetesën e tyre, kryesisht përmes bujqësisë. Rreth 30% e ushqimit të Italisë prodhohet përgjatë këtij lumi, dhe disa nga eksportet më të famshme të vendit, si djathi parmixhano, bëhen pikërisht në brigjet e tij.

