Po përpiqej të kapte telefonin e të dashurës, alpinisti 30-vjeçar bie nga shkëmbi e humb jetën

Një alpinist 30-vjeçar, Andrea Mazzetto, pasi ra nga një masiv në Val d'Astico, në Rotzo, në pllajën e Asiagos (Vicenza).

I riu po përpiqej të merrte celularin e të dashurës së tij kur u përkul mbi një greminë dhe ai humbi ekuilibrin , duke përfunduar në një shkëmb e për pasojë duke humbur dhe jetën.

Ka qenë vetë e dashura e tij e cila ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë foton e fundit me partnerin.

Po përpiqej të kapte telefonin e të dashurës, alpinisti

 

Të dy të rinjtë kishin filluar të postonin fotografi të ngjitjes në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Ndërkohë zjarrëfikësit dhe ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë kanë arritur në vendngjarje për të nxjerrë trupin si dhe për t’u marrë me hetimet e ngjarjes.