Lideri karizmatik tani terrorist/ Policia e Pakistanit akuzon ish-kryeministrin Imran Khan

Nga një lider karizmatik tani është vënë në akuzë për akt terrorist.  Imran Khan ish kryeministri i Pakistanit po përballet me drejtësinë pasi kërcënoi publikisht dy funksionarë të shtetit. Mbështetësit e tij paralajmërojnë përshkallëzim të situatë në rast arrestimi.

Ish-kryeministri i Paksitanit, Imran Khan, akuzohet për akt terrorist. Hetimi ndaj tij nisi pasi Khan  shënjestroi policinë dhe drejtësinë vendase për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë, i cili përfundoi ne pranga për kryengritje.

Këto zhvillime kane rritur tensionet në vend. Mbështetës të ish-kryeministrit të mbledhur para shtëpisë së tij u zotuan se do te marrin vete kontrollin e situatë në dorë nëse Khan arrestohet.

Policia e pranishme në vendngjarje tha se nuk ishte aty për arrestime, por për të ruajtur rendin dhe ligjin. Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Imran Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit. Në një fjalimin te fundit publik , Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtar për ndalimin dhe keqtrajtimin e politikanit të partisë së tij, Shahbaz Gill.

“Duhet të përgatiteni pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalimin kërcenues duke iu referuar drejtpërdrejt dy autoriteteve. Pas kesaj, zyrtarët e akuzuan për shkelje të aktit anti-terrorist të vendit për kërcënime kundër zyrtarëve shtetërorë.  Imran Khan njihet ne Pakistan si një politikan karimazik.

U zgjedh kryeministër më 2018, por u përplas m Ushtrinë në fund të mandatit pas një serie dezertimesh duke humbur kështu dhe mbështetjen ne parlament  ne mocionin e  mosbesimit.