Meksikë, arrestohet ish-kryeprokurori/ Manipuloi hetimet për vrasjen dhe zhdukjen e trupave të 43 studentëve
Manipulimi i provave për vrasjen dhe zhdukjen e 43 studentëve në Meksikë në vitin 2014, ka çuar në arrestimin e ish-kryeprokurorit të vendit. Ai dyshohet se është përpjekur të fshehë përgjegjësinë e forcave të armatosura meksikane në këtë masakër.
Ish-prokurori i përgjithshëm i Meksikës është arrestuar s ii përfshirë në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.
Jesús Murillo Karam, dyshohet se ka penguar dhe devijuar qëllimisht hetimet për zbardhjen e autorëve të vrasjes dhe më pas të zhdukjes së të rinjve.
Studentët u zhdukën teksa udhëtonin me autobus nëpër qytetin e Iguala duke shkuar për në një protestë në Mexico City. Përveç kockave të gjetura nga tre prej tyre, asgjë nuk dihet me tepër rreth fatit te tyre.
Dyshimet janë se policia bashkiake ishte ajo që hapi zjarr ndaj autobusëve që transportonin studentët mbrëmjen e 26 shtatorit 2014 – por ajo që ndodhi më pas është edhe më e rëndë.
Zhdukja e trupave të tyre në mënyrë misterioze, shkaktoi valë tronditëse gjithashtu dhe protesta të gjera në Meksikë kundër mosndëshkimit dhe bashkëpunimit shtetëror në krimin e organizuar.
Jesus Murillo Karam, u arrestua 8 vite pas kësaj ngjarjeje me akuzën se ai ishte pjese e nje kartele kriminale , duke fshehur provat dhe duke zhdukur trupat e 43 studenteve.
Hetimet, të cilat u miratuan nga presidenti i atëhershëm Enrique Peña Nieto, por u kritikuan nga ekspertë të pavarur dhe të afërm të studentëve të zhdukur se po manipuloheshin për të fshehur përgjegjësinë e forcave të armatosura.
Në një postim në Tëitter , Partia Revolucionare Institucionale e zotit Karam, e cila nuk është më në pushtet, akuzoi ata që qëndronin pas arrestimit të tij si të motivuar politikisht.
Nga të dhënat mësohet se Jesús Murillo Karam është zyrtari më i lartë i qeverisë që është arrestuar në lidhje me zhdukjen e studentëve deri më tani. Hetuesit besojnë se studentët u arrestuan nga zyrtarë të korruptuar të policisë dhe më pas iu dorëzuan një karteli droge, i cili i ngatërroi me anëtarë të një bande rivale përpara se t'i vriste.
Në fillim të këtij viti, presidenti López Obrador zbuloi se anëtarët e marinës po hetoheshin për gjoja ngatërrim të provave.
Ndërkohë , ai bëri thirrje që çdo ushtar apo zyrtar i përfshirë në zhdukje të përballet me drejtësinë.
"Publikimi i kësaj situate mizore, çnjerëzore dhe në të njëjtën kohë ndëshkimi i atyre që janë përgjegjës ndihmon për të parandaluar që këto ngjarje të mjerueshme të ndodhin përsëri," tha udhëheqësi meksikan.

