Aksident në Korçë- Pogradec/ “Benzi” përplas “Volswagen” , plagosen nëna me foshnjen
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (21 Gusht) në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leshnicë, ku nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur e plagosur një grua dhe djali i saj të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti tip “Benz” ka goditur nga mbrapa mjetin tip Volswagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre i vogël. Nga kjo goditje kanë mbetur të plagosur nëna dhe fëmija të cilët ishin ulur në sediljen e mbrapa.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip "Volkswagen" me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
