U arrestuan 4 shtetas çekë, dy vite më parë në Uzinën së Poliçanit u futën dy djem të huaj, filmuan me video ambientet

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Ndërkohë së bashku me të u arrestuan dhe një shtetase tjetër ruse dhe një shtetas ukrainas që kishin shkuar për të fotografuar uzinën ushtarake.

Ndërkohë ditën e sotme janë arrestuar katër shtetas çekë, pasi janë kapur duke fotografuar ambientet Uzinës së  Poliçanit. Dy gra, konkretisht shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, janë konstatuar larg tuneleve të uzinës me aparat fotografikdhe dy burrat e tyre janë konstatuar brenda ambienteve. 

Por duket se ky nuk është rasti i parë që shtetasit e huaj, futet në Uzinën e Poliçanit për të fotografuar ambientet e brendshme.

U arrestuan 4 shtetas çekë, dy vite më parë në

Në një video që është publikuar në rrjetin social You Tube, më 6 shkurt 2020, shihet i detajuar momenti kur dy shtetas të huaj, futen natën  brenda Uzinës së Poliçanit. Duket se futja e tyre natën është një mënyrë për të shmangur rojet që ruanin ambientin.

Ata fillimisht janë munduar që të futen ditën por nuk ia kanë dalë dot.

Siç tregohet me video, të dy djemtë, futen brenda uzinës nga të çarat e murit, ndërkohë para se të futen kanë studiuar vendet përreth, ku dhe kanë gjetur mënyrat për t’u future pa rënë në sy.

Pasi futen me kamera dhe disa mjete të tjera, ata kontrollojnë të gjithë ambientet e uzinës, ku dhe kanë fotografuar çfarë kanë dashur.

Brenda ambienteve të uzinës, që tregohen mjaftë qartë në video shihen, municione, armë, plumba, makineri që prodhonin plumba granatahedhës dhe eksploziv e predha boshe.

Përmes këtyre pamjeve ata rrëfejnë rrugën që ndoqën, por edhe mënyrën se si i shmangën natën rojet e ushtrisë për të mos u kapur.

Djemtë habiten nga ajo që shohin brenda uzinës, ndërkohë video ka marrë rreth 1,668,783 shikime dhe qindra komente.