Pa ujë e me kosto të lartë, fermerët në Maliq: Shteti nuk na ndihmon, po falimentojmë

Krahas rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore dhe rritjes se çmimit për punimin e parcelave, fermerët e zonës së juglindjes të vendit duhet të përballen edhe me mungesën e ujit për vaditje.

Në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq prodhimet thahen pikërisht për këtë shkak ndërsa institucionet nuk kanë asnjë përgjigje lidhur me ankesat.

"Ujin kemi bazë, nuk ka pikë uji."

"Vetëm që jemi mësuar që punojmë, s'kemi çfarë bëjmë."

Kostot rriten më tepër për fermerët, të cilët kanë gjetur alternativa të tjera duke kapur edhe puse për të bërë vaditje.

"120 mijë lekë një kuintal nitrat.Të gjithë të rinjtë kanë ikur."

Mes vështirësish për të nxjerrë produktet cilësore, ky vit ka qenë më i vështiri për shkak të rritjes së çmimeve e ndërkohë sipas fermerëve prodhimet po i shesin nën kosto duke mos nxjerrë dot as lekët e imvestuara.

"Japin naftë kush është i majtë, kush është i djathtë. Hyn malli nga Maqedonia pa doganë. Malli jonë nuk shitet."

Fermerët thonë se shteti si rregullatori kryesor duhet të kishte bere me tepër për bujqësinë por nga pushtetarët ata mbulohen nga premtimet vetëm në kohë zgjedhjesh për të marrë votat.

Pa ujë e me kosto të lartë, fermerët në Maliq: Shteti