Tërmeti e dëmtoi, shteti e harroi/Dimër i vështirë për 75-vjeçaren, shtëpia në periferi të Tiranës e pabanueshme
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 21 Gusht 2022, 14:18
Kjo është Xhemile Aruçi, 75-vjeçe. Zbriti nga fshati i Zall Bastarit për të jetuar në Ferraj e aty u përpoq të ndërtonte këtë shtëpi.
Kursimet ishin të pamjaftueshme, ndërsa të ardhurat që merr nuk i dalin për tu ushqyer bashkë me katër anëtarët e tjerë të familjes.
"Ka 20 vjet kështu dhe kështu ka mbetur. Nuk kemi si ta bëjmë, ku ti marrim lekët?"
Thotë se shumë e kanë ndihmuar.
"Na kanë ndihmuar dynjaja kur e kemi bërë."
75-vjeçarja thotë se edhe këtë dimër shtëpia do të jetë me lagështi.
"Futet shiu krejt, rrjedh."
Tërmeti i 2019 dëmtoi strehën e saj, një shtëpi që nisi të ndërtohet para 20 vitesh por ende nuk ka përfunduar.
Nga Bashkia askush nuk ka shkuar ta shohë. Ajo apelon që autoritetet të shohin dhe familjet që jetojnë në periferi.
