FOTO-I veshur me kamuflazh, momenti i ndalimit të njërit prej çekëve në uzinën e Poliçanit

Ky është momenti i ndalimit të njërit prej çekëve në uzinën e armëve në Poliçan.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.