VIDEO pas sulmit në qendrën tregtare, vdes në spital burri që mbeti i plagosur, rëndë edhe gruaja
Vdes në spital burri që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë.
Në orën 21:15, policia njoftoi se burri kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Të afërmit e tij janë njoftuar.

Nga të shtënat u plagos dhe një grua e cila po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Emporia Mall pasditen e së premtes, ku përfshihet një adoleshent i cili më pas u arrestua.
Transmetuesi shtetëror SVT raportoi se sulmuesi ishte 15 vjeç.
I riu ka shkrehur rreth 20 plumba. Aktualisht ngjarja dyshohet se ka lidhje me mjedisin kriminal dhe policia vlerëson se rreziku i menjëhershëm ka kaluar.
Njerëzit që ishin në qendër tregtare kur dëgjuan të shtënat thanë se u strehuan për tu mbrojtur.
Stafi fshehu klientët dhe punonjësit në një magazinë në pjesën e pasme të dyqanit.
