SHBA do lëvrojë 775 milionë dollarë ndihma në armatim për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2022, 23:28
SHBA ka njoftuar një paketë të re 775 milionë dollarësh të pajisjeve mbrojtëse dhe municionit për Ukrainën, duke përfshirë raketat HIMARS, artilerinë dhe sistemet e pastrimit të minave.
“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë sasi të qëndrueshme municionesh për të përmbushur nevojat e saj, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë me këtë paketë,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihma në fushën e sigurisë në Kiev, me armatim duke përfshirë HIMARS, municione artilerie, sisteme raketore antitank Javelin.
