Policia mbyll çështjen e CR7 për sulmin ndaj tifozit të vogël autik
Pasi u shfaq në muajin prill duke sulmuar një tifoz autik duke i hedhur telefonin nga dora, Cristiano Ronaldo ia heq pas pasi policia i mbyll hetimet.
Në ditën kur deklaroi se shumë media gënjejnë, policia mjaftohet thjesht me një tërheqje veshi dhe një paralajmërim por jo me procedim.
"Mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar mori pjesë vullnetarisht dhe u intervistua në lidhje me një pretendim për sulm dhe dëmtim kriminal. Pretendimi lidhet me një incident pas ndeshjes së futbollit Everton kundër Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Çështja është trajtuar me kujdes dhe është mbyllur përfundimisht", thekson policia britanike.
Ngjarja ka ndodhur gjatë sezonit të kaluar në muajin prill të këtij viti në transfertën e Everton ku Manchester United u mund. Gjatë daljes nga fusha e lojës, tifozi 14-vjeçar i zgjati dorën por siç shihet edhe nga pamjet, reagimi i CR7 nuk ka qenë i duhuri.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e qytetit të Liverpool ndërsa CR7 ka pranuar që të paguajë një kompensim për djalin e dëmtuar nga gjesti i fituesit të 5 topave të artë.
Cristiano Ronaldo smashed someone's phone after losing to Everton, according to fans at the ground ????
— ESPN FC (@ESPNFC) April 9, 2022
(via @evertonhub) pic.twitter.com/a20z4Sg20F
Në një postim pas ngjarjes Ronaldo shkruajti: Nuk është asnjëherë e lehtë të kontrollosh emocionet, sidomos në situata të tilla. Gjithsesi të gjithë duhet të kemi respekt, të jemi të qetë dhe shembull për të rinjtë që e dashurojnë këtë lojë. I kërkoj falje djalit të lënduar nga kjo ngjarje dhe dua ta ftoj në “Old Trafford” në shenjë fair-play dhe miqësie sportive”.
