VIDEO-E frikshme, momenti kur mina shpërthen mes pushuesve në plazh, viktima dhe të plagosur
Një video tronditëse që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një minë shpërtheu në një plazh në Odessa. Aty kishte turistë që kishin shkuar të laheshin.
Mina shpërtheu, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në fshatin bregdetar Zatoka në Detin e Zi.
Nga shpërthimi në plazh humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa në vendngjarje janë vendosur tabela paralajmëruese nga autoritetet e Odessas, duke u bërë thirrje banorëve të mos notojnë në ujërat ngjitur me qytetin port të shkatërruar nga lufta.
Kujtojmë se autoritetet e Odessa u kanë kërkuar banorëve që të mos notojnë në detin pranë qytetit dhe madje kanë mbyllur plazhet këtë verë, nga frika e sulmeve ajrore ruse mbi turmat e njerëzve.
Duke iu rikthyer videos, pamjet tregojnë një numër njerëzish në plazh teksa mina shpërthen me ujë duke e zhvendosur lart.
Sipas rrjetit Pravda, dy notarë u vranë menjëherë nga shpërthimi.
Një zëdhënës i këshillit tha se "një grup burrash" kishin "injoruar kufizimet e shpallura për të vizituar bregdetin dhe notin në ujërat bregdetare".
A mine exploded on a beach in the #Odesa region, where there were vacationers. pic.twitter.com/1zC0fz9x3k
— NEXTA (@nexta_tv) August 15, 2022

