Aksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga e përplaset me pemën, vdesin 4 të rinj

Një aksident i rëndë është shënuar në Treviso të Italisë.

Katër të rinj të moshës 18- 19 vjeç humbën jetën pasi makina në të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal duke u përplasur me një pemë të madhe.

Katër të rinjtë banojnë në komunën Trevigiano dhe mësohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aksidenti është shënuar rreth orës 02:10 të 14 gushtit 2022.

Të rinjtë që banonin në të njëjtën komunë, duket se kanë qenë në një festë mbrëmë dhe po ktheheshin në shtëpi.

Kanë qenë banorë të zonës që pasi kanë dëgjuar përplasjen e fortë të Volksëagen 'Polo' ku udhëtonin 4 të rinjtë kanë telefonuar policinë.

Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes mjekët dhe ambulanca por ata kanë arritur të konstatojnë se të katër të rinjtë kishin gjetur vdekjen në vend.

Tre prej viktimave janë 18 vjeç I katërti është 19 vjeç

Aksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga e përplasetAksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga e përplasetAksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga e përplaset