Zelenski përsërit thirrjen shteteve europiane: Ulni traun rusëve
Përsëri dhe përsëri lideri ukrainas ka bërë thirrje për mbylljen e traut për qytetarët rusë.
Në adresimin e tij të fundit, kreu i shtetit ukrainas tha se qytetarët rusë nuk duhet të trajtohen njësoj si shtetasit e huaj të tjerë.
Nëse nuk dënojnë agresionin rus, atëherë ata janë pro luftës të anunçuar nga lideri i tyre Vladimir Putin në 24 shkurt.
Zelenski: Kur e keqja merr përmasa të tilla heshtja e njerëzve i afrohet nivelit të bashkëfajësisë. Nëse hesht për luftën e vërtetë kundër të keqes, bëhesh ndihmës i saj. Prandaj nëse ke nënshtetësi ruse, por hesht do të thotë se po mbështet të keqen.
Volodimir Zelenski beson se vende të tjera do t’i bashkohen anti-sanksioneve për ndalimin e qytetarëve rusë.
Zelenski: Diskutimi rreth kufizimeve të vizave në Evropë për mbajtësit e pasaportave ruse po zgjerohet çdo ditë. Shtete të reja dhe politikanë të rinj po i bashkohen atij. Në fund të fundit, kjo duhet të çojë në vendime të përshtatshme.
Estonia dhe Letonia kanë qenë të fundit që kanë pezulluar hyrjen për shtetasit rusë të lëshuara në këto dy shtete.
Zelenski ka bërë thirrje që vendet e BE-së të ndalojnë hyrjen në zonën Schengen për çdo shtetas rus.
Megjithatë ai bëri thirrje që unioni evropian të tregohet i kujdesshëm dhe të hapë dyert për njerëzit që kundërshtojnë dhe duan të largohen nga regjimi i Kremlinit, si dhe për gazetarët.
