VIDEO/ Sulmohet autobusi në Jeruzalem, 8 të plagosur

Tetë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve rëndë, gjatë një sulmi me armë kundër një autobusi në qendër të Jeruzalemit, kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve një person që ka qenë në autobus ka qëlluar me armë drejt pasagjerëve.

Policia izraelite tha se autori 26 vjeçari Amir Sidawi resident në Jeruzalemin lindor u dorëzua si dhe u sekuestrua arma e krimit.

Mes personave që ngelën të plagosur është edhe një grua shtatzënë e cila si pasojë e plagosjes u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni cezarian.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka nisur marrjen në pyetje të autorit të sulmit

Sipas raportit, katër nga të plagosurit janë shtetas amerikanë të së njëjtës familjeje.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ambasada amerikane në Jerusalem.