Trump: Edhe Obama mori dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë
Ish-presidenti Donald Trump ka dënuar standardin e dyfishtë të drejtësisë pasi FBI mësyu në shtëpinë e tij në Florida në fillim të kësaj jave me pretendimin se po kërkonin dokumente të klasifikuara për armët bërthamore.
Zoti Trump nënvizoi se paraardhësi i tij Barack Obama kishte marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë rreth 33 milionë faqe me dokumente të klasifikuara, disa prej të cilave të lidhura me ato bërthamore duke pretenduar se FBI nuk reagoi.
Më herët republikani tha se çështja e armëve bërthamore ishte një mashtrim si ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e 2016, po ashtu tentativat e demokratëve për shkarkimin e tij.
Trump po ashtu akuzoi FBI-në se nuk i lejoji avokatët e tij që të afroheshin në zonën ku ata po kontrollonin në mjediset e brendshme të shtëpisë.
FBI mësyu në rezidencën e ish-presidentit në Florida të hënën, të cilën ai e pëshkroi si një sulm dhe armë të sistemit të drejtësisë duke bërë thirrje që autoritetet të publikonin urdhrin për kontrollin e pronës së tij.
