Aksidenti tragjik në Itali, mes 4 të rinjve që humbën jetën dhe Xhuliano, djali nga Kosova

Aksidenti tragjik në Itali, mes 4 të rinjve që humbën

Është dhe një 18 vjeçar kosovar mes viktimave të aksidentit tragjik rrugor që i mori jetën katër të rinjve në provincën e Trevizos, Itali. 

Xhuliano Këlliçi djali i një familje kosovare emigrantësh që banonte në Cotdignano së bashku me Daniele Del Re Marco Da Re, e Daniele Ortolan të gjithë 18 vjeçarë humbën jetën në vendngjarje pasi automjeti i tyre ti Polo, doli nga rruga e u përplas me pemët buzë rrugës u rrotullua për disa metra e u ndal me kokë poshtë buzë kanalit të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komunës Godega di Sant’Urbani duke u gdhirë mëngjesi i së dielës, 14 gusht.

Katër të rinjtë sipas raportit të policisë rrugore kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I riu kosovar ishte portier furbolli në skuadrën e zonës e ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar e banorët e territorit.  Katër të rinjtë viktima ishin miq të ngushtë qysh fëmijë.