Vetëm një ditë në javë për aplikim, Finlanda publikon vendimin për vizat e turistëve rus

Ministri i jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka sqaruar masat e marra nga vend i tij me qëllim reduktimin e vizave për qytetarët rusë, duke lënë vetëm një ditë në javë për aplikimin e saj.

“Në dispozicion të qytetarëve rusë për të aplikuar për viza, do të lihet vetëm një ditë në javë. Kjo pritet të reduktojë ndjeshëm dhënien e vizave për turistët nga Rusia”, tha ai.

Vendet europiane po diskutojnë për ndalimin apo  reduktimin e vizave për rusët që pas nisjes së luftës në Ukrainë.