"Arrest me burg" për burrin që plagosi punonjësin e IMT, Avokatja denoncon: I kanë marrë 80 mijë euro gjatë aksionit

Gjykata ka vendosur sot masën arrest me burg ndaj Qani Muçajt, i cili plagosi me plumb në bark punonjësin e IMT Ilirjan Gavellin tre ditë më parë.

Shkak për ngjarjen është bërë shembja e banesës, ndërsa i akuzuari ishte konfliktuar me efektivin pasi kishte konsumuar alkool. Për mediat avokatja Adriana Kalaja ka theksuar se veprimi i klientit të saj ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike

Adriana Kalaja:"Nuk ka qenë e paramenduar. Ka lindur në një moment të caktuar e ndikuar dhe nga një situatë e rëndë psiqike e ndodhur në momentin që po I prishej shtëpia e provokuar dhe nga sjellja e punonjësit të IMT-së"

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kalaja ka nënvizuar në qëndrimin e saj pasojat që sjell shembja e banesës, teksa ka shtuar se Muçaj është shprehur i penduar

Adriana Kalaja:Ne do ta ndjekim edhe në Apelim. Arma e krimit nuk ishte e tij por e punonjësit e IMT-së. Gjithashtu ai deklaron se punonjësit i IMT-së u kanë vjedhur një shumë prej 80 mijë eurosh që ka  pasur në lokal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 gushtit 2022, kur Muçajt ka vënë re banesës 2 katëshe të shembur prej punonjësvet të IMT. Pas përplasjes fizike ai ka qëlluar me dy plumba një prej të cilëve ka plagosur Gavellin dhe një tjetër ka përfunduar në një makinë që ishte aty pranë