Festa e Dafinës, kujtohet fitorja e Krishtit mbi mëkatin dhe padrejtësitë
Është mbajtur ditën e hënë festa e Dafinës në Zvërnec të Vlorës. Festa është një e rëndësishme për besimtarët e krishterë ndërsa kremtohet fitorja mbi mëkatin dhe padejtesite.
Dafina simbolizon mirësinë dhe plotësimin e dëshirave, ndaj dhjetëra besimtarë të krishterë i mbushën duart me to të hënën.
Në Kishën e Shën Mërisë në Zvërnec, besimtarët kremtuan Festën e Dafinës.
Sipas fesë së krishterë 15 gushti është data ku Shën Mëria u bashkua me të birin në qiell.
Besimtarë të shumtë kishin ardhur edhe nga vendet e tjera për këtë festë.
At Jani Tereziu prifti i kishës thotë se kjo festë ëshë ndër më të veçantat e besimit të krishterë.
“Do e marr me vete në Itali. Sipas traditës ne e mbajmë në shtëpi. Do ta lajmë ta thajmë”
Dafina është një simbol i fitores së Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen. Në kohët e lashta, sportistëve që fitonin në garat e ndryshme sportive dhe luftëtarëve që ktheheshin triumfues nga betejat e luftërave u jepeshin kurora me degë dafine.
