Burri vret veten pasi përplasi makinën në Kapitoll Hill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2022, 17:22
Një burrë përplasi makinën e tij në një barrikadë sigurie në Kapitol Hill në Washington dhe më pas vrau veten tha policia.
Ngjarja është regjistruar herët në mëngjes me orën lokale.
Policia e Kapitolit tha në një deklaratë të shkurtër se rreth orës 4 të mëngjesit, personi ende i paidentifikuar pasi përplasi makinën e cila u përfshi nga flakët doli jashtë mjetit dhe qëlloi disa herë në ajër. Më pas vrau veten teksa policia po i afrohej.
Askush tjetër nuk u lëndua në incident, raporton faqja amerikane abcnews.com