Salman Ruzhdie del nga intubimi dhe është në gjëndje të flasë
Përmirësohet gjëndja shëndetësore e shkrimtarit Salman Ruzhdie. Ai është hequr nga oksigjeni dhe është në gjendje të flasë sërish.
Autori i librit “Vargjet Satanike” u sulmua me thikë, më 12 gusht, gjatë një seminari në skenën e Institutit Shatakua në shtetin e Nju Jorkut.
Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy.
Rushdie, me origjinë indiane, është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij "Vargjet Satanike", të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.
Madje para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij.
Ndërkohë ndaj të dyshuarit të arrestuar për sulm ndaj autorit Salman Rushdie është ngritur akuzë për tentim-vrasje dhe tentim-sulm.
Hadi Matar, 24-vjeçar nga Nju Xhersi po mbahet në paraburgim pa mundësi të lirimit me kusht, thanë autoritetet amerikane.
