FNSH zbarkon në Shkodër, Fier dhe Tiranë, asgjësohen rreth 5 mijë bimë kanabis
Mbi 1500 forca të policisë janë angazhuar me qëllim evidentimin e kontrolleve për kanbais sativa. Kryesisht uniformat blu të angazhuar në këtë operacion janë nga drejtoritë vendore policisë kufitare, por edhe te reparteve te FNSH në Tiranë, Fier dhe Shkodër.
Nga operacioni i kryer, efektivët e policisë janë ndeshur më sasi të mëdha kanabis sativa ku vetëm në Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike.
Kontrollet janë përqendruar edhe në qarkun e Lezhës ku u gjeten 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.
Në total në këtë operacion të ndërmarrë nga policia janë asgjësuar 1945 rrënjë kanabis ku disa prej tyre ishin në fazën e fundit e shumë pak në fazën fillestare të tyre.
Në shumicën e këtyre bimëve janë djegur e ndërsa pak prej tyre janë sekuestruar si prove material. Për ekzistencën e këtyre parcelave policia shqiptarë ka bashkëpunuar më agjentët e Guarda di Finanza të cilët që prej muajit maj ndodhën në vendin tonë duke kryer patrullime më avion.
Nga ky operacion asnjë prej trafikantëve nuk është arrestuar çka lind dyshimet se mund të ketë pasur dekonspirme.

