Shtatori politik? Gashi: “Gjueti shtrigash”, “peshku i madh” do të jenë disa “cironka”

Shtatori politik për profesorin Shpendi Gashi nuk duket shumë premtues. 

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja Gashi thotë se vjeshta do të vijojë të ofrojë shfaqje politike sikundër kemi parë deri më tani ku “cironkat” do të shiten si peshku i madh i korrupsionit.

"Shtatori politik do të jetë "gjueti shtrigash". "Peshku i madh" do të jenë disa "cironka" që do të mediatizohen sikur janë të këqinjtë e Universit. Do futen në burg disa veta. Çështja e incineratorëve është e hapur", u shpreh Gashi.

Gashi komentoi edhe për protestat e fundit, duke u shprehur se në Shqipëri mungojnë asksionet e vërteta qytetare.

Gashi: Protestat që krijohen në Shqipëri janë ofendim për vetë protestat. Janë tifozërira huliganësh.

Për më tepër shikoni videon e intervistës së plotë në Ora News.