Incineratori i Tiranës/ Klevis Balliu tregon plehrat e tek njësia 8: Meqë 28 mln euro nuk shkojnë për diegie, ku përfundojnë?

Partia Demokratike vijon denoncimin e skandalit të incineratorëve

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu doli sërish sot në deklaratë për t’I kujtuar SPAK se 80 mijë euro çdo ditë qytetarët u paguajnë dy personave në kërkim, Klodian Zotos e Stella Gugalljas, për inceneratorët, që nuk djegin asnjë mbeturinë, sepse nuk ekzistojnë.

80 mijë euro në ditë do të thotë 2.4 milion euro në muaj apo 28.8 milion euro në vit. Me një shumë të tillë do duhet të bëheshin shumë punë publike në Tiranë. Më e pakta, meqë janë para që shkojnë për mbledhjen e mbeturinave dhe djegien e tyre, do të kishim një qytet të pastër. Por jo”

Jo vetëm kaq plehrat nuk mblidhen por lihen nëpër rrugët e qytetit, denoncoi Balliu përmes prononcimit nga rruga "Ibrahim Buzhiqi" njësia 8 në Tiranë dhe ripërsërit pesë pyetje për inceneratorët:

-Meqë 28 milion euro, siç duket nga pamjet, nuk shkojnë për djegien e mbeturinave të banorëve të kryeqytetit, ku përfundojnë ato?

-A kemi të drejtë të themi se, nëse me një shumë të caktuar të parave publike nuk bëhen punë publike, ato vidhen?

-Nëse vidhen, a kemi të drejtë të dyshojmë se, ato ndahen mes atyre në llogaritë e të cilëve këto para kalojnë dhe atyre që i lejojnë këto disbursime?

-Këto plehra që shihni pas nesh, a mendoni se dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, sidomos në një stinë të nxehtë si kjo? Pse nuk vjen Incenerjoni i Bashkisë këtu dhe të japë llogari, por shet dëngla propogandistike Facebook më Facebook?

-Dhe, e fundit, çfarë pret SPAK që nuk bllokon produktet e krimit? Nga kush ka frikë? Pse?