Vjeshta nis me protesta, Berisha: Pas largimit të Ramës përgatitemi për zgjedhje parlamentare

Rrëzimi i Edi Ramës është kthyer në qëllimin kryesor të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për tia arritur qëllimit do ta nisin vjeshtën me protesta.

Por në ndryshim nga ish presidenti Berisha nuk është ende i sigurtë nëse zgjedhja do të ishte qeveria teknike.

Sali Berisha: "A do ngarkohet një qeveri teknike apo një qeveri ad-hoc, do ta zgjedhin forcat politike. Por largimi  I Edi Ramës është imperative absolute. Vjeshta do të jetë një pranverë e demokracisë”

Sipas tij Incineratorët janë dosje që do ti japin goditjen fatale kabinetit të Edi Ramës dhe kryebashkiut të Tiranës.

Skenari i parë është drejtësia, por nëse SPAK nuk do të veprojë drejtësinë do ta vendosë populli.

Sali Berisha: "Tek dosja e incineratorëve prokuroria nuk guxon të konsfiskojë veprën e krimit që është e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Nëse nuk do e bëjë SPAK do e bëjë populli."

PD është e hapur për të shkuar në koalicion me Partinë e Lirisë, por Berisha ia bëri të qartë Metës se kandidatët do të zgjidhen nga primaret.

Sali Berisha:  “ Kandidatët nuk do i caktojë Sali Berisha, as kryesia e PD-së por anëtarësia e kësaj partie Ne jemi për primaret. I kemi mision." 

Edhe pse Apeli nuk ka vendosur ende tia japë vulën, Berisha është I bindur se PD do të regjistrohet me siglën e saj.

Sali Berisha: "PD do të shkojë me siglën e saj pavarësisht se Edi Rama do të bëjë gjithçka por në këtë betejë do të paguajë çmim të tmerrshëm"

Ndërsa për problemet brenda selisë blu Berisha shpreson në reflektimin e kritikëve demokratë për tu bashkuar në betejën kundër Ramës.