Vodhi 9 mln lekë në Exchange-n ku punonte që i dashuri ti investonte në "Bitcoin", lihet në burg 34-vjeçarja
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen B. Shtepani e cila akuzohet si autorja e vjedhjes së një shume prej 9 milionë lekësh në një pikë këmbimi monetar në Tiranë ku ishte punësuar së fundi.
Sipas burimeve e reja është paraqitur vetë pranë komisariatit për të rrëfyer edhe krimin. Këtë lëvizje sipas saj e ka bërë për shkak së pronarët e biznesit i kishin lënë afat për kthimin e parave.
Por nga deklarimet e marra nga oficeri i policisë gjyqësore rezulon se shuma është marrë përgjatë gjithë javës deri në konstatimin e situatës.
Para hetuesve vajza ka thënë se paratë i ka marrë për të dashurin e saj me inicialet Y.K ndërsa me shumat e parave do të blihej monedhë dixhitale bitcoin.
Madje ajo ka konfirmuar se ka bërë edhe një martesë të aluduar si fiktive me një të afërm të tij për shkak të disa problemeve. E me sa duket shprehja dashuria i ka sytë e verbër këtu gjen vend.
Ajo ka treguar përpara policisë së ka marrë edhe kredi për të dashurin, kredi e cila vijon ta paguaj ende.
Për shkak të përmendjes së emrit në dosje edhe ai është shpallur në kërkim .
E reja kishte nisur punë në pikën e këmbimit më datën 27 korrik e ndërsa me datën 2 gusht është konstatuar edhe vjedhja nga pronaret e pikës valutore.
