Vritet në një shpërthim kleriku afgan që mbështeti talebanët, bomba ishte futur në një këmbë proteze
Një klerik i shquar afgan që mbështeti talebanët dhe ishte në favor të arsimimit të femrave është vrarë.
Sheikh Rahimullah Haqqani thuhet se vdiq në një shpërthim me bombë në Kabul.
Duke folur për Reuters, burime talebane thonë se lideri fetar ishte në shënjestër të një njeriu që eksplozivin e kishte fshehur në një këmbë protezë.
Grupi i Shtetit Islamik (IS), i cili ka shënjestruar më parë klerikun, mori përgjegjësinë për shpërthimin duke thënë se ndodhi brenda zyrës së tij.

Sipas raporteve lokale, sulmi ndodhi në një seminar islamik në kryeqytetin afgan.
Sheikh Haqqani ishte një mbështetës i qeverisë talebane të Afganistanit dhe një kritik i shquar i grupit militant xhihadist, Shteti Islamik, Provinca Kohrasan (IS-K), një degë rajonale e IS që vepron në Afganistan dhe kundërshton sundimin e talebanëve.
Ai është një nga figurat më të larta që është vrarë në vend, që kur talebanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar.
“Është një humbje shumë e madhe për Emiratin Islamik të Afganistanit”, tha një zyrtar i lartë taleban për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se autoritetet po hetonin se kush qëndron pas sulmit.
