"Më jepni paratë, kam babain në spital!" Libanezi i armatosur merr peng punonjës e klientë të bankës, kërkon zhbllokimin e llogarisë
Një person i armatosur ka hyrë në një bankë të Bejrutit në rrugën "Al Hamra" duke kërkuar që ti zhbllokohen kursimet e tij në mënyrë që të mund të paguajë faturat e spitalit të babait të tij.
Burri, i quajtur Bassam al-Sheikh Hussein, 42 vjeç, thotë se paratë e tij janë mbajtur si pjesë e masave të marra nga Banka Federale e Libanit që nga viti 2019.
Mësohet se 42-vjeçari ka marrë peng tetë persona, gjashtë punonjës dhe dy klientë.
Me të hyrë në bankë, dëshmitarët thanë se ai derdhi benzinë në sallën e bankës të enjten në mëngjes dhe nxori një armë duke kërcënuar se do të digjte veten dhe do t'i vriste ata që ishin në bankë nëse nuk i jepeshin 2,000 dollarë për të paguar shpenzimet e spitalit të babait të tij.
Shërbimet e sigurisë kanë rrethuar zonën ku janë mbledhur turmat, disa duke bërtitur në mbështetje të pengmarrësit: "Jepini atij paratë!" Disa e quajtën dhe "hero".
Më vonë pasdite njerëzit u bënë gjithnjë e më të paduruar dhe paralajmëruan ministrin e Brendshëm libanez se çdo përpjekje për të hyrë me forcë në bankë për të nxjerrë personin e armatosur do të pritej me një përgjigje të dhunshme nga civilët në vendngjarje.

Klientët që ishin brenda bankës kur personi i armatosur sulmoi bankën thanë se ai kishte një llogari në bankë, me 210,000 dollarë dhe kërkonte që t'i lironin 2,000 dollarë.
Mësohet se personi i armatosur u tha klientëve të largoheshin nga banka dhe i mbajti punonjësit brenda.
Menjëherë pas fillimit të rrethimit, personi i armatosur u pa duke udhëhequr një të moshuar nga dega, përpara se ta linte të shkonte.
Hasan Moghnieh, kreu i shoqatës së depozituesve, tha për Arab Neës se personi i armatosur fillimisht kishte kërkuar 2,000 dollarë për të paguar faturën e spitalit të babait të tij.
Por kur banka refuzoi, ai kërkoi të gjithë gjendjen prej 210,000 dollarësh.
“Banka solli 10,000 dollarë si kompensim për t'ia dhënë personit të armatosur, por ai refuzoi,” shtoi Moghnieh.
"Tani negociatat e mëtejshme janë duke u zhvilluar."
Ai tha se nuk e njihte personalisht personin e armatosur, por shtoi: “Duke negociuar me të, u bë e qartë se ai ishte serioz në lidhje me kërcënimet e tij dhe ai është i gatshëm për 'dëm kolektiv'".
Populli jashtë u mblodh në zonë në solidaritet me personin e armatosur duke brohoritur: "Poshtë sundimi i bankës".
Ata i thanë mediave në vendngjarje se rrethimi ishte një rezultat i pashmangshëm i veprimeve të qeverisë që përfundimisht kishte çuar në ngrirjen e financave të miliona njerëzve nga bankat.

Dhe ata paralajmëruan se mund të përsëritej rrethimi në të ardhmen nëse nuk bëhej diçka, duke paralajmëruar më vonë se çdo përpjekje për t'i dhënë fund rrethimit me forcë nga siguria do të përballej me trazira civile.
Mughniyeh tha se personi i armatosur "qëlloi dy herë brenda bankës", duke shtuar se burri ishte me vëllain e tij, i cili gjithashtu mban para në degë.
Ai tha se personi i armatosur e justifikoi rrethimin si e vetmja mënyrë për të marrë paratë e tij.
Disa nga mbështetësit e të armatosurit thanë se ai mund të mbrohet sipas ligjeve libaneze që u lejojnë qytetarëve të mbrojnë veten, pasurinë dhe paratë e tyre me forcë.
Lebanon : Armed man takes hostages to free his money#Lebanon #لبنان pic.twitter.com/mBuMNWp9N3
— Hashtag Elyoum (@Hashtagelyoum) August 11, 2022

