Ministri: Kievi duhet të përgatitet për një tragjedi në termocentralin bërthamor Zaporizhia

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, tha se vendi i tij duhet të jetë gati për çdo skenar në centralin bërthamor të Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia nën granatimet, duke përfshirë evakuimin e njerëzve nga zona.

Ukraina dhe zyrtarët lokalë të instaluar nga Rusia fajësuan njëri-tjetrin sot për bombardimet e reja në termocentralin bërthamor, më i madhi në Evropë, që ndodhet në Ukrainën jugore.

"Stacioni është sot jo vetëm në duart e armikut, por në duart e specialistëve të patrajnuar, të cilët ndoshta mund të lejojnë të ndodhë një tragjedi," tha Ministri i Brendshëm Denys Monastyrsky, në një intervistë për Reuters.

"Sigurisht, është e vështirë të imagjinohet përmasat e tragjedisë që mund të ndodhë nëse rusët vazhdojnë veprimet e tyre atje," tha ai.

Ukraina ka paralajmëruar ditët e fundit për rrezikun e një fatkeqësie bërthamore të madhësisë së Çernobilit.

“Kjo do të thotë për ne që… duhet të përgatitemi për çdo skenar. Shërbimet e emergjencës shtetërore së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Rajoneve po diskutojnë skenarë të ndryshëm që nevojiten, përfshirë çështjen e evakuimit të zonave”, Denys Monastyrsky.