Sulmet ndaj Trump, qytetarët i dalin në mbrojtje: Nuk duan që ai të kandidojë në 2024

Disa qytetarë të rastësishëm në ambientet e jashtme të Kryeprokurorisë në Nju Jork, thonë se akuzat e fundit ndaj ish-presidentit Trump janë të motivuara politiksht dhe sipas tyre ato kanë të bëjnë me ndalimin e iniciativës së republikanit për të kandiduar në 2024.

Disa qytetarë në Nju Jork kanë reaguar për thirrjen e ish-presidentit Donald Trump në Prokurorinë e Përgjithshme të shtetit demokrat.

Disa ndoshta do t’i quanin komplotistë ose konspiracionalistë nëse do të ishin të vetëdeklaruar si aderues në Partinë Republikane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Njësoj siç mendojnë shumë mbështetës të ish-presidentit, Lëvizjet e fundit si nga Prokuroria e Përgjithshme njujorkeze apo edhe mësymja e agjentëve të FBI-së në rezidencën e tij në Florida kanë të bëjnë me ndaljen e përpjekjeve të 76-vjeçarit  për të rikandiduar për president në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

"Pati një turmë të madhe këtu për një pasdite jave. Besimi im personal është se kjo është për të bërë ndërhyrje kundër tij në mënyrë që ai të mos kandidojë për president sërish në vitin 2024."

Një infermiere shprehet se media amerikane shpif kundër Trump pa asnjë akuzë duke e shfaqur republikanin si një të keqe të madhe për botën, por pa treguar asnjë provë.

"Është e turpshme me çfarë ata kanë bërë me Trumpin. Përpara se ai të zgjidhej ata filluan të flasin për ta hedhur në gjyq. Si mund të flitet për shkarkime, nëse personi nuk ka bërë një krim akoma. Si mund ta thonë ata nëpër lajme, se ai është fashist ai do shkatërrojë demokracinë. Ata nuk e thonë se si, sepse ata nuk japin prova apo shembuj për atë që e akuzojnë," tha ajo.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James të cilën zoti Trump e akuzon për sulme personale që para se ai të zgjidhej president e akuzon 76-vjeçarin se ka kryer evazion fiskal me bizneset e tij.

Për këtë, qytetarët pyesin se përse ai nuk u ndoq penalisht në kohën kur nuk ishte president.

"Ai është përndjekur pa asnjë provë. Ai i shpëtoi dy herë shkarkimit. Ai i kaloi seancat e posaçme të komisioneve hetimore. Nuk ka asnjë provë për të, përse nuk e ndoqën penalisht kur ai ishte thjesht një biznesmen?" thanë ato.

Ish-presidenti Donald Trump u pyet të mërkurën nga kryeprokurorja e Nju Jorkut, duke mos dhënë asnjë përgjigje.

Zoti Trump të gjitha pretendimet e pushtetit gjyqësor i ka quajtur një gjueti shtrigash që kanë të bëjnë me mos lejimin e tij për të kandiduar sërish për president në 2024.

Sulmet ndaj Trump, qytetarët i dalin në mbrojtje: Nuk duan që ai