VIDEO/ Francë, flakët gjigande përpinë ç'tju dali përpara, evakuohen mbi 6000 banorë

Rajoni i Girondës (Zhirondës) në jugperëndim të Francës është përfshirë nga një zjarr i madh ku brenda 24 orëve janë djegur 6200 hektarë pyll. Ndërkohë parku kombëtar Serra da Estrela në Portugali prej 4 ditësh vijon të digjet, ku më shumë se 1 mijë zjarrëfikët u mobilizuan për shuarjen e flakëve.

Franca jugperëndimore është përfshirë nga një zjarr i madh. Sipas zyratërëve, më shumë se 6200 hektarë pyll është djegur brenda 24 orëve duke shkaktuar edhe evakuimin e 10 mijë njerëzve në fshatrat aty pranë.

Zjarri i cili dogji afro 14 mijë hektarë u vu nën kontroll por nuk ishte shuar plotësisht.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas rindezjes së zjarreve, ministry I brendshëm Gerald Darmanin njoftoi përsfshirjen e  më shumë se 1000 zjarrfikës, nëntë avionë dhe dy helikopterë të pajisur për të hedhur ujë.

16 shtëpi janë shkatërruar pranë fshatit Belin-Beliet teksa 6 makina zjarrfikëse ishin djegur.

Prefekt i Girondës u shpreh se rreziqet janë të larta teksa thatësira do të krijojë mundësinë e përhapjes së zjarrit.

Sipas zyrtarëve mendohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Në ndihmë të Francës ka ardhur Suedia dhe Italia të cilët do të dërgojnë zjarrëfikës për ndihmë.

Ndërkohë,  temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, sipas Meteo France, shërbimi meteorologjik i vendit.

Nga ana tjetër edhe Portugalia vuan temperaturat e larta.

Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr  të madh në Parkun Kombëtar Serra da Estrela të Portugalisë, i cili vijon prej 4 ditësh. Sipas vlerësimeve, zjarret kanë shkatërruar tashmë më shumë se 4000 hektarë pyje.  Më shumë se një mijë zjarrfikës u mobilizuan të mërkurën në përpjekje për të kontrolluar zjarrin që ka shkatërruar rajonin prej disa ditësh.

Aktualisht, 63 për qind e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe janë nën paralajmërime ose alarme për thatësirën të mërkurën, sipas Observatorit Evropian të thatësirës të BE-së.

Mbi 140 mijë hektarë tokë franceze janë djegur deri më tani këtë vit, gati gjashtë herë më shumë se mesatarja për vendin nga viti 2006 në 2021, sipas Sistemit Evropian të Zjarrit në Pyll.

VIDEO/ Francë, flakët gjigande përpinë ç'tju VIDEO/ Francë, flakët gjigande përpinë ç'tju