Thahen shatërvanët francezë në fshatin mesjetar

Ndryshimet klimatike kanë sjellë një situatë thatësire të jashtëzakonshem në rreth dy të tretat e Francës europiane. Për këtë shkak, autoritetet në një fshat turistik mesjetar, të njohur për shatërvanët e tij, kanë reduktuar plotësisht ujin.

Thatësira ka prekur rreth dy të tretat e Francës europiane, ku autoritetet kanë shpallur një situatë krize këtë verë. Në Pernes-Les-Fontaines, një qytet mesjetar në juglindje të Francës i njohur për shatërvanët e tij, basenet janë bosh, për shkak të një thatësirë të jashtëzakonshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Kufizimet e ujit kanë filluar në muajin prill, por deri më tani ne kishim autorizim për prurje të reduktuar uji në disa shatërvanë. Që nga fundi i korrikut është ndalur plotësisht, pasi prefektura ka shpallur situatë krize”, shpjegon Guilhem Millet, shef i zyrës turistike të këtij qyteti me 9 mijë banorë.

E mbiquajtur "Perla e Comtat" për të kaluarën e saj të lavdishme si një ish-shtet papal në Mesjetë, Pernes-les-Fontaines ka 41 shatërvanë brenda mureve të tij të vjetra.

"Këto shatërvanë janë padyshim një pasuri për qytetin. Por turistët, kryesisht francezë dhe evropianë, nuk janë të befasuar që nuk po rrjedhin më këtë verë duke pasur parasysh thatësirën që nuk prek vetëm Francën", shpjegon Millet.

Në shekullin e 15-të u ndërtuan burimet e para në fshat.

"Ajo që është e veçantë këtë vit është kohëzgjatja. Meteorologët vendas thonë se që nga regjistrimet e para të reshjeve në Vaucluse në 1871, niveli nuk ka qenë kurrë kaq i ulët”, thotë ai.

Sipas bestytnive, kush pi ujë nga këta shatërvanë bie në dashuri. Një gojëdhënë që zakonisht i shtyn turistët ta provojnë fatin", por këtë verë ata janë të privuar nga kjo traditë.