Dashuria triumfon! Ajo bëhet burrë, ai grua dhe tani do të martohen

E pazakontë është historia e dy të dashuruarve të cilët ndryshuan identitetin e tyre dhe më në fund mund të martohen së bashku.

Pas një procesi të gjatë burokratik ata arritën të marrin kartat e reja të identitetit që do t'i lejojnë të martohen. 

Historia e dashurisë vjen nga Recanati (Macerata), Itali.  Ajo u bë ai, Emanuele Loati, 25 vjeç, dhe ai u bë ajo, Maura Nardi, 41 vjeç.

Ata gjetën identitetin e tyre, atë që u përkiste më shumë, që tashmë do të jetë e njohur  njohur nga shteti dhe nga bashkia e tyre e vendbanimit pasi u lëshuan dokumentet e reja nga zyra e gjendjes civile e Recanatit.

Maura ka qenë e verbër që në moshën 19-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të retinës dhe punon si operatore centrale për një organ publik.

Kolegë, miq dhe qytetarë e mbështetën në rrugën e “tranzicionit” që ajo nisi në vitin 2018.

Në Recanati lajmi u prit pozitivisht dhe me respekt. “Të gjithë e mirëpritëm këtë vendim me kënaqësi, nuk kishte paragjykime, shpjegon Antonio Bravi, kryebashkiak i Recanatit. 

Madje ai thotë se nëse vendosin ta bëjnë dasmën në Bashki, do të martohen atje me shumë kënaqësi. 

‘Ne jemi një komunitet i hapur për të gjitha situatat. Një qytet kulture që shkon paralelisht me ndryshimet”, shprehet Bravi.