Baltikët i përgjigjen thirrjes së Zelenskit, Letonia shpall Rusinë sponsor të terrorizmit

Fqinjët e Rusisë dhe ish anëtaret e Bashkimit Sovjetik i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit ukrainas Zelenski. Parlamenti letonez e shpalli Moskën shtet sponsorizues të terrorizmit ndërsa estonezët kanë mbyllur traun për rusët.

Letonia e ka shpallur zyrtarisht Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit për agresionin e saj në Ukrainë.

Deputetët e shtetit baltik thanë se e njohin dhunën e trupave të Moskës kundër civilëve ukrainas si terrorizëm dhe shtetin rus si sponsorizues të saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Njësoj si presidenti ukrainas Zelenski, edhe parlamenti letonez i ka bërë thirrje shteteve të tjera që ta shpallin Rusinë sponsorizuese të terrorizmit.

Ligjvënësit kërkuan gjithashtu nga Bashkimi Evropian që të pezullojnë dhënien e vizave turistike dhe të hyrjes për qytetarët rusë e bjellorusë.

Ata pohuan se Rusia për shumë vite ka mbështetur dhe financuar regjimet dhe organizatat terroriste në mënyra të ndryshme.

Si shembuj të veprimeve të tilla nga Moska, ata përmendën ndihmën ushtarake të Rusisë për qeverinë siriane dhe rrëzimin e pretenduar të fluturimit MH-17 të avionit Malaysia Airlines në vitin 2014 si dhe helmimin e agjentit Sergej Skripal.

Në përgjigje të vendimit të Letonisë, Moska kërcënoi me bllokim të eksporteve të të mirave materiale duke e akuzuar shtetin baltik për ksenofobi.

Në shtetin fqinj të Rigës, në Estoni të gjithë shtetasit rusë që kanë viza Schengen të lëshuar nga Talini nuk do të lejohen të hyjnë më në vend.