Mungesa e indeve në laring ndihmoi njerëzit të fitonin aftësinë për të folur, ja çfarë thotë studimi i fundit
Shkencëtarët kanë identifikuar modifikime evolucionare në laring që dallojnë njerëzit nga primatët e tjerë.
Studiuesit thanë të enjten se një ekzaminim i laringu, në 43 lloje primatësh tregoi se njerëzit ndryshojnë nga majmunët pasi te majmunët mungon një strukturë anatomike e quajtur membranë vokale, zgjatime të vogla, si shirita të kordave vokale.
Njerëzve u mungojnë gjithashtu strukturat laringale të ngjashme me tullumbace të quajtura qese ajri që mund të ndihmojnë disa majmunë të prodhojnë thirrje me zë të lartë, zbuluan ata.
Humbja e këtyre indeve, sipas studiuesve, rezultoi në një burim të qëndrueshëm vokal te njerëzit që ishte kritik për evolucionin e të folurit, aftësinë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat duke përdorur tinguj të artikuluar.
Ky thjeshtësim i laringut u mundësoi njerëzve që të kishin kontroll të shkëlqyer të zërit me tinguj të gjatë dhe të qëndrueshëm të të folurit, thanë ata.
Membranat vokale lejojnë primatët e tjerë të bëjnë thirrje më të forta dhe më të larta se njerëzit por ato i bëjnë më të zakonshme ndërprerjet e zërit dhe parregullsitë e zhurmshme të zërit, tha biologu evolucionar dhe bashkëautori i studimit W. Tecumseh Fitch i Universitetit të Vjenës në Austri. /Reuters/

