Aksident në Radhimë, makina me shpejtësi përplas 4 mjete të tjera në parkim
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 11 Gusht 2022, 15:39
Një aksident i pesëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë të Vlorës.
Një automjet tip "Volksvagen", i cili po lëvizte me shpejtësi ka përplasur 4 automjete të tjera që qëndroninnë parkim.
Si rrjedhojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy persona, ndërsa ka edhe dëme materialen në mjete.
Policia ka nisur hetimin e aksidentit.
