G7 ULTIMATUM RUSISË/ Ministrat e jashtëm: Dorëzo centralin bërthamor të Zaporizhias

Ndërkohë që luftimet në Ukrainë sa vijnë e përshkallëzohen vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te Zaporizhzhia, aty ku centrali bërthamor ka rënë në duart e forcave ruse. Nisur nga kjo, alarmet e ekspertëve po shumëfishohen, të cilët paralajmërojnë se Evropa rrezikon një katastrofë bërthamore. Ndaj kërkohet një angazhim më i madh i vendeve të G7-ës të cilët i kanë ultimatum Rusisë që t’ia dorëzojë Ukrainës, në të kundërt i gjithë rajoni është në rrezik.

G7 ULTIMATUM RUSISË/ Ministrat e jashtëm: Dorëzo centralin

Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara i ka bërë thirrje Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias dhe t’ia kalojë atë Ukrainës.

Në deklaratën e publikuar nga ministrat e jashtëm të G7 thuhet se nëse Moska vijon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Krerët e diplomacive botërore theksojnë se stafi ukrainas që operon në impiant duhet të lejohet të ushtrojë detyrat pa presione apo kërcënime.

Nëse Moska vazhdon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar, paralajmërojnë në deklaratën e tyre ministrat e jashtëm të G7-ës.

Ndërkaq në fjalimin e tij të fundit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se sa më shumë viktima të pësojnë pushtuesit rusë, aq më shpejt ukrainasit do të jenë në gjendje të çlirojnë tokën e tyre”.

Përmes videomesazhit të tij, Zelenski shprehu zotimin e tij se Forcat e armatosura ukrainase nuk do të lënë pa përgjigje bombardimet ruse të rajonit të Dnipropetrovsk, i cili kushtoi jetën e trembëdhjetë njerëzve.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj luftime dhe ku konflikti duket se po shënon një përshkallëzim, së fundmi ka shënuar dhe një pikë kthese në Krime, ku burime në Kiev flasin për shkatërrimin e nëntë avionëve luftarakë të Moskës në sulmin ndaj bazës ruse.