Mbyllen negociatat, firmoset Memorandimi që i hap rrugë investimit 2 miliardë $ të Portit Turistik në Durrës

Nënshkruhet sot Memorandumi të Mirëkuptimit midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a që i hap rrugë ligjit për fillimin e investimit të Portit Turistik të Durrësit.

Negociatat tre vjeçare u mbyllën sot me firmosjen e memorandumit mes investitorit të njohur Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni.

"Nuk ka qenë negociatë e lehtë. Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar. Do ta quaja kohë të vështirë,po pse të flasim sa e vështirë ishte. Ekipi i qeverisë ka bërë një punë të mirë" tha investitori Muhammed El Alabbar.

Kryeministri tha se investimi do i kalojë “2 miliardë dollarët" Mbase është një investim më i madh në të gjithë rajonin” nënvizoi Rama duke shtuar se për firmosjen e kësaj marrëveshje madje u detyrua të ndërpresë dhe takimin me presidentin e Turqisë, Erdoan në Ankara.

Edi Rama:"Në Ankara me presidentin Erdoan, patëm një takim shumë vëllazëror. Ai dëshironte që të më mbante pak më shumë por i thashë që kam një arsye shumë të fortë për tu kthyer në Shqipëri, pasi finalizojmë një punë intensive negociatash, vajtje ardhjesh, nganjëherë edhe krisjesh në process me Muhamed Alabbar, dhe më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të vecantë për fillimin investimit të portit më të madh turistik të Mesdheut.

Presidenti tha për Muhamed Alabbar je i lirë të shkosh. Një investitor me reputacion global të padiskutueshëm dhe një vullnet që buron nga një miqësi e posacme mes  Princit Muhamed Disaed dhe Shqipërisë e shqiptarëve."

Do ia kaloje Portit te Malit te Zi

Rama u shpreh besimplotë se një investim i tillë do i japë një perspektivë të re Shqipërisë madje shtoi se nuk do të ketë të krahasuar as me portin e Malit të Zi

“Këtu është fjala për imazhin që Shqipëria do të ketë në botë. Një port “of Montenegro” bëri Mali i Zi dhe hapi një erë të re. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon është rezultat i një rruge që nisi me portin. Ky port of Montengro është një perlë por nuk do të ketë krahasim me atë që do të ndërtojmë në Durrës. Porti më i madh turistik në Mesdhe. Një port që do të jetë port binjak i marinës së Dubait, e cila është ndërtuar dhe për të cilën kudjeset personalisht investitori ynë”

Shteti shqiptar aksioner ne Port

"Shteti shqiptar do të jetë ortak" tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me marrëveshjen e portit të Durrësit.

Edi Rama:"Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë sic është parafytyruar dikur si entiteti që i jep tokën investitorit dhe shteti merr prapa të mirën që burojnë nga investimi por jo. Shteti shqiptar do të jetë aksioner, ortak. Dhe shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo xhepin e tyre sic kanë menduar tërë jetën e tyre ata që akuzojnë se ne bëjmë të njëjtën gjë  që ata kanë bërë se nuk dinë ta shikojnë ndryshe. Por kjo i mbetet negociatave që do të finalizohen e publikohen si rezultat në momentin kur marrëveshja do të shkojë në parlament për tu miratuar."

Premtimi

Investitori i njohur Muhammed El Alabbar premtoi se do të jetë nje projekt fantastik

Muhammed El Alabbar: "Ne do të krijojmë dicka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomik shqiptar ia vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë, por kur të bëj gabim do ju kërkoj falje”.

Memorandumi u firmos nga përfaqësuesi i "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, Muhamed Alabbar dhe Erlis Hereni për “Albanian Seaports Development Company” sh.a. 

Se shpejti projekti per Portin e Ri te Durresit

E ndërsa ky ishte hapi i parë që i hap rrugën investimit të Portit Turistik të Durrësit, paralelisht me të do të ndërtohet dhe Porti i ri i Durrësit i cili parashikohet të spostohet në Porto Romano.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se porti i Durrësit do të spostohet në një zonë më industriale që na jep mundësi për një zgjerim dhe ndërtimit të portit modern që do i përgjigjet kërkesave jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit dhe nuk do të shqetësojë më banorët apo turistët e Durrësit.

Kompania që e ka dizenjuar është kompania holandeze “Royal Haskoni”. Zv kryeministrja Balluku tha se kjo kompani ka fituar me garë të hapur dhe është në hapat finalë të dorëzimit të projektit

Më pas do të hapet një garë për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Belinda Balluku: "Përveç elementëve komercialë ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen përmes një hekurudhë të portit të thatë të ndërtuar në Prishtinë. Të gjithë mallrat që elaborohen në Portin e Durrësit do të shkojnë direkt në Prishtinë. Dhe një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, projekt që e kemi prezantuar para pak javësh në zyrën e NATO në Bruksel"

Negociatorët e palës shqiptare                                                                                                

Besart Kadia kryesuesi i komitetit për negocim

Ilir Bejtja zv.ministri i Infrastrukturës dhe zv. ministrat e turizmit dhe bujqësisë  

"Nuk ka qenë negociatë e lehtë. Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar. Do ta quaja kohë të vështira" tha investitori Muhammed El Alabbar

Mbyllen negociatat, firmoset Memorandimi që i hap rrugë investimit 2