Premtimi i Metës: Siç shemba kioskat e tutorëve të Edit, do të shemb dhe këtë kalbësirë regjim
Në takimin me strukturat e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u zotua se do të shembë regjimin e kalbur të Edi Ramës.
Si provë që ai mban premtimet solli shembjen e kioskave në Tiranë kur ishte kryeministër.
Meta: Jam këtu të mbaj premtimet dhe premtimi im është që siç shemba në emër të ligjit, të së ardhmes së Tiranës gjithë ato kioskat e gjithë të fortëve të Tiranës te parku "Rinia" përfshirë tutorët e Edit, kështu do të shembi, i pari unë, dhe të gjithë ju dhe 1 milion qytetarë të Tiranës këtë kalbësirë regjim që vetëm vjedh, mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve. Jo vetëm kaq, por do tu japim ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës askush të mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë Kushtetutën dhe ligjin dhe ndëshkimi i këtij sekti do jetë shembulli më i mirë për të gjithë ata që do të vijnë të qeverisin sesi nuk duhet të përfundojnë.
