Aksident në Pogradec, plagosen babë e bir
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec.
Nësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur dy persona, babë e bir, të cilët ishin në motor.
Ata janë transportuar në spital për mjekim. Mësohet se kanë marrë dëmtime në pjesë e këmbëve.
"Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.
Me drejtuesin e mjetit tip "Benz", shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



