Tiranë/ Qendër masazhi që përdorej për prostitucion, arrestohen vajzat menaxhere, pronari shpëton

Një qendër masazhesh e kthyer në prostitucion ku klientë kishte dhe të ardhur nga Maqedonia e Veriut është zbuluar nga policia, në rrugën "Teodor Keko” në Tiranë

Qendra menaxhohej nga dy vajza të reja mbi 20 vjeçe. Të kësaj moshe ishin dhe vajzat që punonin në këtë qendër ku kamuflohej edhe prostitucioni, ndërkohë pronari ishte një 47 vjeçar i cili ka arritur t’I shpëtojë arrestimit dhe të largohet në drejtim të paditur.

“Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioi u kodua “Location”

U arrestuan  M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, banues në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit"; 

- S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucioni", shtetasit:

- Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;

- R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.