Fier/ Gjendet trupi i pajetë i një 73-vjeçari
Në orët e vona të së enjtes (5 gusht 2022) është gjetur trupi i pajetë një personi i seksit mashkull, në brigjet e lumit Seman në fshati Arapaj në Roskovec.
Trupi i është gjetur nga dy peshkatarë të cilët e kanë pikasur dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.
Trupi i përket 73 vjeçarit Mina Davidhi nga Lushnja.
Sipas të dhënave të para kishte një orë që kishte shkuar në vendin ku u gjet.
Dyshohet për atak në zemër.
“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

