"Rama nuk shkarkon ministrin e familjes por mban anën e vampirëve," Berisha viziton familjen Avdia

Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte sot në familjen Avdia për të shprehur ngushëllimet për humbjen e Jonadës, vajzës 7 vjeçare e cila humbi jetën më 2 gusht në Himarë në “një krim horror” sic e quajti Berisha.

“Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Është dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju i keni vetë rastet, vrasjet në stacionet e policisë. Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf.

Berisha ka dhe një përgjigje për Ramën.

Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë. Nuk ka njeri që nuk tronditej gjer në palc para këtij krimi horror. Por nëse hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është ai xhelati që e mori vajzën në vendin më të sigurtë.

Kryeministri në vend që të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes, Çuçi u vërsulet politikanëve dhe gazetarëve. Tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë" 

Berisha konfirmoi se do i bashkohet protestës që do të mbahet pasditen e sotme nën moton "Nuk e vrau varka por shteti"

Familja I dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës.

Polici Tase u arrestua për akuzën e Vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.