Dita kur Mike Tyson veshi fanellën e Maradonës për të acaruar brazilianët...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2022, 00:06
Mike Tyson, një rebel i lindur që nuk mund të vepronte ndryshe. Në vitin 2005 teksa po shëtiste në rrugët e Sao Paulos, i ndjekur nga një gazetar, ai i theu kamerën.
Gazetari nuk hezitoi ta denonconte dhe pak muaj më pas Tyson duhej të paraqitej në gjyq. Nuk mungoi në takimin me drejtësinë "Majku i hekurt" i veshur me fanellën e firmosur nga Diego Armando Maradona për të zemëruar e inatosur sa më shumë brazilianët.
Duke ditur nivelin e lartë të urrejtjes sportive mes dy kombeve, Tyson ia doli mbanë.
