Itali, makina përplaset me barrierat mbrojtëse, humb jetën 18 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 10:03
Një 18 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali.
Shkak u bë përfshirja e tij në një aksident automobilistik.
Makina me të cilën po udhëtonte i riu është përplasur me barrierat mbrojtëse në Flaminia, në komunën e Trevit, Itali.
Me 18 vjeçarin ishin edhe dy të rinj të tjerë.
Policia po heton mbi dinamikën e aksidentit.
