Çfarë fati! I zhytur në borxhe e pak orë para se të shiste shtëpinë, fiton llotarinë 125 mijë $

Ishte një moment lehtësimi kur shoku i Mohammed Bavës e telefonoi për t'i dhënë një lajm të papritur, por të këndshëm.

Miku i tha atij se kishte fituar 125,000 dollarë në një llotari që po përpiqej për gati një vit që ta fitonte.

Bava u shpall fitues i lotarisë më 25 korrik. Katër ditë më vonë, ai u bë një njeriu më i famshëm në qytetin e tij të lindjes, Kasargod, në shtetin jugor të Kerala.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lotaria është e paligjshme në shumicën e shteteve të Indisë, por një pjesë e vogël, përfshirë Kerala, e lejojnë atë nën mbikëqyrje dhe rregulla të rrepta.

Fitorja nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë për Bava-n. Ai ishte nën borxhe të shumta që i kishte grumbulluar ndër vite. Ai kishte qenë duke luftuar për të shlyer paratë ndaj huadhënësve të tij dhe kjo e kishte futur në stres financiar dhe emocional atë dhe familjen e tij.

Si mundësi të fundit, familja kishte vendosur të shiste shtëpinë për të shlyer borxhin. Disa orë para se të vinte telefonata, Bava pothuajse kishte bërë një marrëveshje me një blerës për të shitur shtëpinë e tij.

Më 25 korrik, ai duhej të takonte një blerës të mundshëm në orën 17:30 për të konfirmuar shitjen e shtëpisë së tij dhe për të pranuar paradhënien.

Por fati kishte plane të tjera dhe ai ende kujton momentin kur i dhanë lajmin e fitores.

"Isha shumë i lehtësuar. Kisha mbetur pa njerëz për t'u drejtuar për ndihmë. Ne ishim të ekstaltuar, nuk kishim fjalë për të përshkruar emocionet tona," tha Bava për BBC.

Nuk dihet se kur saktësisht ai do ti marrë paratë. Por nuk është më i shqetësuar pasi huadhënësit kanë pushuar së trokituri në dyert e tij.

"Debitorët kanë qenë të qetë pasi fitova. Njerëzit bërtasin për para kur ju nuk keni asnjë. Por kur e kuptuan se më në fund kisha para për t'i paguar, gjërat u qetësuan," tha ai.