Tre milion dollarë për pak orë, Johnny Depp shet koleksionin e tij të pikturave
Aktori i Hollivudit, Johnny Depp, ka fituar rreth 3 milionë dollarë në vetëm pak orë përmes shitjes së koleksionit të tij debutues të artit.
Depp shiti 780 piktura përmes 37 galerive të Castle Fine Art, në Covent Garden të Londrës, brenda disa orësh nga shpallja e shitjes në Instagram.
Koleksioni "Friends And Heroes" përshkruan njerëz që e kanë frymëzuar atë, duke përfshirë Rolling Stone, Keith Richards dhe aktoren e Hollivudit Elizabeth Taylor.
“Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia”, tha 59-vjeçari.
"Pikturat e mia rrethojnë jetën time, por unë i mbajta ato për vete dhe të kufizuara. Askush nuk duhet të kufizojë veten."
Aktori tha se ai përdori artin e tij, ku bënte pjesë dhe aktori Al Pacino dhe legjenda Bob Dylan, për të "reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që i admiroj".

